Report TV - Demarkacioni, protestë para ambasadës së Kosovës në Tiranë

2016-09-26 0

Dhjetëra protestues u mblodhën mesditën e kësaj të hëne përpara ambasadës së Kosovës në Tiranë, kundër demarkacionit Kosovë-Mali i Zi.

Në këtë tubim morën pjesë profesorë të universiteteve të ndryshme si dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile.

Aktivistja dhe njëherazi profesore e Universitetit të Tiranës, Brisida Gjikondi, u shpreh se nga marrëveshja përfiton Mali i Zi, të cilit i falen kilometra të tëra tokë shqiptare.

"Ne duhet të shkruajmë historinë tonë. Ne kemi për të marrë toka nga Ballkani dhe jo të japim. Nuk kemi troje për të humbur, pasi ne jemi shteti më i kafshuar i Ballkanit", u shpreh ajo.

Për profesorin e Filozofisë në Universitetin e Tiranës, Elvis Hoxha, i cili njëherazi është edhe anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosja, rezistenca kundër demarkacionit do të vijojë në Kuvend dhe sheshe. Hoxha tha për Report Tv se, marrëveshja e kufirit me Malin e Zi cenon ekzistencën e shqiptarëve.