Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Tiranës dha informacion për të shtënat me armë të lajmëruara më herët, duke theksuar se ka arrestuar në flagrancë tre persona. Në pranga përfunduan shtetasit Ermal Kadilli, 36 vjeç, Dritan Masha, 36 vjeç, si dhe Dritan Ago, 35 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas policisë, tre shtetasit e mësipërm, duke udhëtuar me një automjet tip Jeep, dyshohet se kanë qëlluar me armë. Në komunikatë sqarohet se në momentin e parë, tre shtetasit në fjalë nuk i janë përgjigjur thirrjes së policisë, në ndalesën e dytë, ata kanë lëshuar në tokë pistoletën tip TT, me të cilën dyshohet se kanë qëlluar në ajër. Policia thotë se dyshohet se i përket shtetasit Ermal Kadili.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/qellon-me-arme-ne-ajer-prangoset-nga-policja/