Report TV - Policia gjatë arrestimit të tre personave që qelluan me pistolet

2016-09-26 2

Të shtëna me armë në zonën e Mulletit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, tre persona po udhëtonin me një mjet tip fouristradë, dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë.

Policia ka shoqëruar në komisariat tre persona të cilët kanë qëlluar në armë në ajër. Ndalimi i tyre është bërë në ?Rrugën e Elbasanit? pranë ?Liceut Artistik? nga sherbimet e komisariatit nr. 1

Tre personat e arrestuar ishin për një drekë në Mullet dhe pas kthimit, njëri prej tyre ka qëlluar me armë.

Ermal Kadilli 36 vjeç, Dritan Masha 36 vjeç dhe Dritan Ago 35 vjeç, të tre banues në Tiranë janë të ndaluarit që sipas burimeve ndodheshin në gjendje të dehur në momentin kur kanë ndëramrrë veprimin.

Mësohet se arma i përkiste shtetasit Ermal Kadilli, i cili u neutralizua nga një police femër.