Report TV - Dibër, Rama takime në Kalanë e Dodës:Do rrisim fondet në blegtori

2016-09-26 1

Fushata për zgjedhjet e pjesshme të 11 Shtatorit në Bashkinë e Dibrës është zhvendosur në Kalanë e Dodës ku kandidati i të majtës i shoqëruar nga deputeti Sadri Abazi dhe kordinatori socialist për Qarkun Damian Gjiknuri takoi zgjedhësit.

Asfaltimi i rrugës Ceren-Radomirë-Rade, ngritja e mirëmbajta e kanaleve të ujit vaditës, subvencionet për blegtorinë, krijimi i një ujëmbledhësi për ujë të pijshëm (Ploshtan, Ceren), rregullimi i rrugës së fshatit Shullan dhe promovimi i turizmit ishin disa prej angazhimeve të marra përsipër nga kandidati Muharem Rama.