Vijon zjarri masiv në pyjet e Oroshit në Mirditë.
Disa banesa kanë qenë nën rrezik në Orosh por falë ndërhyrjes së zjarrfikëseve është bërë e mundur lokalizimi i flakëve.
Ndërkohë që dëmi është i madh në pyje ku janë djegur rreth 100 hektarë.
Prefekt i Lezhës, Eduard Ndreca thotë se tashmë ka kaluar rreziku i banesave por vijon djegia e pyjeve në mënyrë masive.
Për shuarjen e flakëve po ndihmojnë edhe helikopterët e ushtrisë.