Repor TV - Vdiq nga tërmeti, mbërrin në Shqipëri trupi i Erjon Toros

2016-09-26 2

Në mesin e 290 viktimave të regjistruara nga tërmeti tragjik në Italinë Qendrore ështe edhe Erjon Toro. Trupi i pajetë i viktimës ka mbërritur mëngjesin e kësaj të diele në Shqipëri. Trageti i linjës Brindizi-Vlorë u ankurua në port rreth orës 08:30 minuta. Ai u nis nga porti i Brindizit mbrëmjen e ditës së shtunë.

Trupi i emigrantit u prit nga familjarët dhe miqtë e tij, ndërsa shpenzimet për kthimin në atdhe janë mbuluar nga qeveria shqiptare. Me mbërritjen e tragetit dhe trupit të 34 vjeçarit familjarët e të ndjerit kanë hyrë në ambientet e tragetit ku ndodhej dhe trupi.

Free Traffic Exchange