Report TV - Vdiq nga tërmeti, mbërrin në Shqipëri trupi i Erjon Toros

2016-09-26 0

Në mesin e 290 viktimave të regjistruara nga tërmeti tragjik në Italinë Qendrore ështe edhe Erjon Toro. Trupi i pajetë i viktimës ka mbërritur mëngjesin e kësaj të diele në Shqipëri. Trageti i linjës Bari-Vlorë u ankurua në port rreth orës 08:30 minuta. Ai u nis nga porti i Brindizit mbrëmjen e ditës së shtunë.

Trupi i emigrantit u prit nga familjarët dhe miqtë e tij, ndërsa shpenzimet për kthimin në atdhe janë mbuluar nga qeveria shqiptare.

Pëllumb Toro, xhaxhai i emigrantit 33-vjeçar Erjon Toro, ka falenderuar autoritetet shtetërore për sjelljen e trupit të tij në Shqipëri. Ai tha se ky është lehtësim për familjen e Erjonit, të cilët u përballën me dhimbjen e madhe të humbjes së djalit të vetëm.

Free Traffic Exchange