Një sipërfaqe e konsiderueshme pyjore është përfshirë nga flakët në Rrëshen. Zjarri ka rënë në njësinë administrative Orosh dhe është aktiv prej disa orësh.
Era e fortë po nxit përhapjen e flakëve, ndërsa terreni i vështirë pamundëson ndërhyrjen e zjarrfikësve.
Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa policia po heton edhe zjarrvënien e qëllimshme për shkak të ripërtëritjes së kullotave të bagëtive.