Report TV - Transformimi i Bllokut të “Shallvareve” në vetëm dy minuta kohë

2016-09-26 1

Nga zona e Shallvareve do të nisë edhe projekti pilot i Bashkisë së Tiranës, për parkimet. Projekti parashikon që banorët rezidentë do të kenë vendin e tyre të parkimit.
Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë inaugurimit të bllokut të banimit te ?Shallvaret?, në njësinë nr.10, bëri të ditur se parkimi për çdo qytetarë do të bëhet në bazë të listës së administratorit të pallateve.

Gjithashtu makinat do të kenë edhe një pullë identifikuese.

"Më vjen mirë që ky do të jetë piloti ynë i dytë për projektet e parkimit rezidencial, banorët në bazë të listës së siguron administratori i pallateve do të kenë pullën e tyre për makinën ku ata ta kenë të garantuar parkimin, nëse ka parking të mbetur atëherë mund ta përdorin dhe të tjerët. Një banor nuk duhet ti vijë lagjes vërdallë për tu siguruar që ka vendin e vet të parkimit dhe sigurisht për distancat e vogla ne mbetemi një Bashki që inkurajojmë ecjet dhe biçikletat për njerëzit që përdorin mjetet e tyre të punës makinën duhet të garantojmë parkimin e tyre në këtë pallat", shprehet Veliaj.

Ndërkohë pas përfundimit të projektit pilot, në gjithë Tiranën do të bëhet e mundur që vendi i parkimit të jetë i rezervuar në lagjen ku banon. Nëse makinën e parkoni në një zonë tjetër atëherë duhet të paguani.

Bashkia ka miratuar 71 rrugë të cilat do të jenë me pagesë, e cila varjon nga 40-100 lekë ora. Në zonën e Shallvareve falë lirimit të hapësirave të zaptuara si dhe të riorganizimit të zonës është mundësuar sigurimi i 80 vendeve të reja parkimi. Në zonat mes pallateve janë krijuar lulishte dhe mbjellja e bimëve dekorative.

Free Traffic Exchange