Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të Kampingut të LRI-së në Jalë. Në aktivitetin e përvitshëm morën pjesë rreth 1500 të rinj e të reja nga e Shqipëria, të cilët për pesë ditë me radhë u angazhuan në aktivitete të ndryshme sociale, bashkëbisedime me personalitet e shumta që ishin ftuar, por edhe aktivitete argëtuese.
Në ceremoni merrnin pjesë edhe ish-Presidenti i Republikës, Rexhep Mejdani, Zv.Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, drejtues të LRI-së, etj.
Gjatë fjalës së mbajtur para të rinjve, Ilir Meta përgëzoi lidershipin e ri të Lëvizjes Rinore për Integrim për organizimin e këtij aktiviteti dhe për vlerat që ka përcjellë te të gjithë pjesëmarrësit.
?Unë përgëzoj, në radhë të parë lidershipin e ri të Lëvizjes Rinore për Integrim që tregoi edhe një herë tjetër atë që e kemi dëgjuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët punojnë me LRI-në, që gjeneratat në LRI sa vijnë dhe bëhen më të mira. Besoj se kanë qenë 5 ditë të mrekullueshme për të gjithë ju. Kanë qenë edhe për ne. Besoj se keni mësuar shumë nga njëri-tjetri. Por jo vetëm ju nga njëri-tjetri, por të jeni të sigurt që edhe unë kam mësuar shumë nga ju dhe shpresoj që edhe gjithë drejtuesit e tjerë të LSI-së që kanë qenë këtu, të kenë mësuar nga ju?, - tha Lideri i LSI-së.
Gjithashtu, Ilir Meta theksoi se vendi ka nevojë për një transformim të thellë shoqëror që vjen përmes një solidariteti të ri, i cili në radhë të parë duhet të spikasë te të rinjtë dhe për të rinjtë në emër të së ardhmes së tyre dhe të gjithë vendit.
?Ne kemi nevojë për një transformim të thellë, për një progres të ri shoqëror që vjen përmes një solidariteti të ri, i cili në radhë të parë duhet të spikasë te të rinjtë dhe për të rinjtë në emër të së ardhmes së tyre dhe të gjithë vendit. Nuk mund të ketë ndryshime cilësore dhe shoqërore në një vend nga fëmijët e elitave të vetëkënaqura, të zhytura në arrogancë në egoizëm dhe individualizëm. Nuk mund të ketë shpresë një vend, në rast se nuk vihet në lëvizje ëndrra dhe aspirata e fëmijëve të familjeve më të thjeshta, për një ndryshim shoqëror, për një progres të ri shoqëror?, - u shpreh Kryetari i LSI-së, teksa nënvizoi faktin se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të kthejë pozitën gjeografiken një avantazh të fuqishëm.
?Kemi qenë viktimë e gjeografisë, por tani kemi të gjitha mundësitë që këtë pozitë që kemi ta kthejmë në një avantazh të fuqishëm për të ardhmen e vendit tonë. Besoj se jeni të ndërgjegjshëm për fuqinë që ju keni. Fuqi që vjen nga bashkimi juaj, i aftësive, i talenteve, që ju keni në emër të qëllimeve të përbashkëta?, shtoi Meta.
Në fund Meta ftoi të rinjtë të bëhen pjesë LRI-së, që përfaqëson forcën ku ata mund të mbështeten. ?Nëse të rinjtë duan një forcë ku ata mund të mbështesin shpresat dhe ëndrrat e tyre për ndryshim, është fuqia dhe solidariteti i Lëvizjes Rinore për Integrim?, - tha Ilir Meta.