Ora News- Zjarri në Rrjoll të Velipojës i afrohet banesave

2016-09-26 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

100 metra larg shtëpive të banimit në fshatin Rrjoll të Velipojës, ndodhet zjarri i rënë në malin ?Maja e Zezë?. Por erërat e forta nuk lejojnë afrimin e tij, duke i zhvendosur flakët drejt majës së malit, pa rrezikuar zonën e banuar.
Terreni i thyer malor nuk mundëson ndërhyrjen nga toka, por vetëm nga ajri përmes helikopterit. Ky i fundit është kërkuar që në konstatimin e vatrës së parë thonë për ?Ora news? drejtues të emergjencave civile të kontaktuar me telefon, por ardhja e helikopetrit nuk është mundësuar nga drejtoria e përgjithshme.
Shkak sipas tyre është bërë emergjenca që po kalon me zjarret qarku Lezhë, ku ndërhyrjet atje vijojnë edhe gjatë orëve të natës. Të vetmit që ndodhen në zonën e Velipojës janë punonjësit e administratës së zonave të mbrojtura, që nga konstatimet paraprake kanë evidentuar djegien e një sipërfaqeje prej 15 hektarësh. Kryesisht flakët të favorizuara nga erërat dhe terreni i thatë, kanë djegur barishte të imta dhe shumë pak është prekur sipërfaqja e pishave. Vatrat aktive kanë ndikuar që pushuesit në zonën e Rrjollit të braktisin plazhin këtë fundjave, si pasojë e tymit që mbuloi bregdetin, duke e bërë të pamundur qëndrimin atje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shengjin-tre-vatra-te-reja-zjarri/

Free Traffic Exchange