Parkimet me pagesë në Vlorë, qytetarët kundër - Top Channel Albania - News - Lajme

2016-09-26 0

Aleanca qytetare për anulimin e koncensionit të parkimeve me pagesë në Vlorë ka protestuar kundër vendimit të bashkisë. Përfaqësues të aleancës thanë se vendimi për dhënien me koncesion të parkimeve me pagesë nuk është konsultuar me qytetarët e Vlorës dhe as nuk janë bërë transparente kushtet e kontratës.