Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka inspekyuar nga afër punimet në kuadër të projkektit të rikualifikimit urban të zonës së Shallvareve në Tiranë. Kryebashkiaku ka theksuar se në këtë zonë kanë munguar investimet edhe pse është në zemër të Tiranës. Veliaj ka falenderuar banorët dhe bizneset e zonës për bashkëpunimin duke liruar hapësirat për të mundësuar trotuare dhe rrugë më të gjera. Ky investim do t?i japë mundësinë bashkisë së Tiranës që të pilotojë në këtë bllok edhe projektin e parkimit të dedikuar
Kryetari i Bashki së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi nga afër zbatimin e projektit të rikaulifikimit urban të zonës së Shallvareve, që përfshin gjithë rrjetin e nëndheshëm, si dhe në infrastrukturën rrugore, trotuare, ndriçim etj.
Në fjalën e tij, kryetari Veliaj theksoi se kjo zonë, pavarësisht se është në zemër të Tiranës, ka qenë e braktisur nga investimet.
Veliaj: ?Jam shumë i kënaqur me cilësinë e punës në të gjithë zonën e ?Shallvareve?, kemi rehabilituar tre blloqe. Këtu ka qenë një gjiriz i vërtetë, një kënetë.
Ashtu si në zonat e tjera, kryebashkiaku Veliaj ka gjetur edhe mirëkuptimin e banroëve dhe bizneseve të zonës, të cilët kanë bashkëpunuar me bashkinë duke liruar hapësirat përt ë mundësuar rrugë e trotuare më të gjera.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/blloku-i-shallvareve-me-rruge-trotuare-dhe-80-vende-te-reja-parkimi/