Report TV - Dibër,Rama me banorët e lagjes Gjok Doçi:Rehabilitojmë fasadat e pallateve

2016-09-26 3

Banorët e lagjes ?Gjok Doçi?, ndër më të mëdhatë në qytetin e Peshkopisë janë njohur nga afër me platformën elektorale të kandidatit të së majtës Muharem Rama, ku ky i fundit iu ka premtuar atyre se menjëherë pas ardhjes së tij në krye të bashkisë do të rikonstruktojë fasadat e pallateve.

Ai u prit me entuziazëm nga banorët ndërsa u ndal tek disa prej planeve të tij për zhvillimin urban të territorit të Bashkisë së Peshkopisë.

?Do të bëjmë rikonstruksionin e të gjitha fasadave të kësaj lagjeje. Do të bëjmë asfaltimin nga e para të të gjitha rrugëve të brendshme të qytetit të Peshkopisë në brendësi të lagjeve. Do të mund të vendosim ndriçimin e duhur dhe të krijojmë edhe mjediset e përshtatshme për fëmijët të cilët nuk kanë ku të luajnë. Do të krijojmë mjedise pushimi edhe për moshën e tretë që gjithashtu nuk e gjen sot një hapësirë?, u shpreh kandidati Rama.