Ora News- Durrës, fëmija bie nga ashensori dhe vdes. Shkoi të priste të ëmën

2016-09-26 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një fëmijë 15 vjeç humbi jetën pasi është rrëzuar nga ashensori i jashtëm i fabrikës së këpucëve ku mamaja e tij punonte si sanitare.
Drama është shënuar mesditën e 26 gushtit, rreth orës 14:00 në lagjen nr 14 Shkozet.
Po priste te emen- K.L kishte shkuar për të pritur të ëmën dhe gjatë kësaj kohe po lozte duke hipur e zbritur në ashensorin e jashtë i cili përdorej nga firma për transportimin e materialeve. 15 vjeçari kishte shkuar per ti dhene librezën e dritës për të paguar faturat. Firma kryente aktivitetin e saj në katin e tretë të ndërtesës.
Në një moment në ashensor ka hipur dhe një punonjës i firmës 44 vjeçari B.D i cili po transportonte materiale.
Në një moment djali ka rrëshkitur kur ashensori ka qenë mes katit të dytë dhe të tretë. 44 vjeçari është munduar ta kapë dhe ta mbajë që të mos binte në gropë por nuk ka mundur.
Ky i fundit ka pësuar fraktura pasi është rrëzuar dhe ai në gropën e ashensorit në tentativën për të ndihmuar djaloshin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/durres-femija-bie-nga-ashensori-dhe-vdes-shkoi-te-priste-te-emen/