Report TV - Skrapar, sekuestrohen drogë dhe armë, arrestohen 11 persona

2016-09-26 4

11 persona të arrestuar, 14600 rrënjë kanabis të asgjesuar dhe dy automatik kallashnikov është bilanci i policisë së Beratit në fshatin Dobrenjë.

Sipas policisë personat e arrestuar dyshohet se janë pjesë të një rrjeti narkotrafiku që merrej me kultivimin dhe kujdesej për parcelat në zonën e pyllëzuar të fshatit.

Të arrestuarit janë kryesisht persona të punësuar nga mosha 26 vjeç dhe më i madhi prej 11 të arrestuarve është 57-vjeçari Fadil Tashallari.

Me hetimin e këtij grupi po merret Prokuroria e Beratit ndërsa ky grup përbehej nga 4 persona nga Fieri, 2 nga Tepelena, 2 nga Levani, 1 nga Saranda , 1 nga Gramshi dhe 1 nga Tirana.