Atentati me tre viktima në afërsi të Stacionit të Trenit më 27 Maj 2015 sipas prokurorisë së krimeve të rënda është kryer për gjakmarrje.
Hetimet për ngjarjen ku mbetën të vdekur Mentor Lufi (Doci), Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku kanë përfunduar dhe prokuroria kërkon që gjykata të dënojë autorët e dyshuar.
Për krimin në prangat e policisë janë 3 shtetas mes tyre dhe italiani Salvatore Letizia i cili rezulton se është përfshirë direkt në vrasjen e Gerti Goxhajt dhe vrasjen për gjakmarrje të Mentor Luci (Doci).