Ora News- Trafik heroine e kokaine, Spanja shkatërron grupin kriminal shqiptaro-bullgar

2016-09-26 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një grup kriminal i përbërë nga shtetas bullgarë dhe shtetas me origjinë shqiptare në fushën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike të forta është shkatërruar në Spanjë.
Operacioni antidrogë është koduar ?CROMANON?.
Grupi kriminal merrej me shpërndarje heroine në Barcelonë dhe Tarragona.
Zyra e shtypit e Europol informon se operacioni i Rojes Civile Spanjolle i nisur në Dhjetor 2015 u mbyll më 10 Gusht 2016 me arrestimin e 7 anëtarëve të kësaj organizate kriminale.
E drejtonte një shqiptar- Një shtetas shqiptar mjaft i njohur për policinë Spanjolle dyshohet se është drejtuesi i grupit kriminal. Gjatë operacionit u kontrollua dhe rezidenca e tij në Castelldefels.
Arrestimet- Janë arrestuar në Spanje
Tre shtetas shqiptarë: A.Q, 47 vjeç, A.D, 41 vjeç, dhe E.Sh, 27 vjeç,
Shtetasi bullgar: Si dhe P.D, 41 vjeç,
Kokaine dhe heroine e paster- ?Nga ky operacion janë konfiskuar 38 kg Heroinë e pastër, 8 kg Kokainë e pastër, dhe 50 kg përzierës? informon Europol.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/spanja-shkaterron-grupin-kriminal-bullgaro-shqiptar/