Ora News- Siguracionet e makinave, AMF: Tarifat përcaktohen nga kompanitë

2016-09-26 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT


Pas rritjes së çmimit të siguracioneve të makinave nga kompanitë e sigurimit ka reaguar Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, institucioni që monitoron këtë treg. AMF shpjegon se tarifat janë të liberalizuara dhe kompanitë i përcaktojnë vetë ato. Institucioni Mbikëqyrës i Tregut të Sigurimeve sqaron se AMF përcakton një prim risku, i cili është orientues për tarifat, por ato mund të ndryshojnë ndjeshëm në shitje. Në lidhje me sistemin Bonus-Malus, i kërkuar nga Drejtoresha e Autoritetit të Konkurrencës, edhe një ditë më parë në një prononcim për Ora News, AMF shpjegon se ka përfunduar zbatimin teknik të këtij sistemi dhe ai është plotësisht funksional, ndërsa pritet miratimi akteve ligjore.
Tirane- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, institucioni që monitoron tregun e sigurimeve në Shqipëri, ka reaguar ndaj rritjes së çmimit të siguracioneve për automjetet.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp në faqen e zyrtare, AMF shpjegon se sipas legjislacionit në fuqi, tarifat e sigurimit të makinave janë të liberalizuara, duke i dhënë të drejtën shoqërive të sigurimit t?i përcaktojnë vetë ato,sipas kushteve të tregut.
Ky institucion shpjegon se në përcaktimin e çmimeve, shoqëritë e sigurimit marrin parasysh një sërë faktorësh risku dhe përvojën me dëmet e ndodhura.
Ndër faktorët përcaktues të çmimit janë ndryshimi i primit të rrezikut, shpenzimet e ndërmarra për pagesën e dëmeve, shpenzimet e tjera operative të shoqërisë, fitimi i shoqërisë dhe aspektet fiskale.
Nga elementët e sipërpërmendur AMF përcakton nivelin e primit të rrezikut, i cili luan rolin e një primi orientues për kompanitë.
?Sqarojmë se primet e rrezikut të përcaktuara nga AMF janë orientuese për tregun e sigurimit dhe tarifat e primit të sigurimit të aplikuara për shitje mund të ndryshojnë ndjeshëm nga këto. Për AMF si autoritet mbikëqyrës e rregullator, situatë e rrezikshme do të konsiderohej nëse çmimi do të binte nën nivelin e primeve të rrezikut si rezultat i konkurencës duke rritur ndjeshëm ekspozimin e tyre ndaj risqeve, shoqëruar kjo me humbje teknike?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/siguracionet-e-makinave-amf-tarifat-percaktohen-nga-kompanite/