Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka firmosur një udhëzim të ri, për mënyrën si do përcaktohet nota përfundimtare në arsimin e mesëm të lartë (gjimnazet). Në këtë udhëzim detyrues, mësuesit duhet të vendosin nota duke u bazuar te disa kritere të reja, ndërkohë që ndryshon tërësisht formula si do vendoset nota përfundimtare.