Report TV - Pastrimi i Parave, shefi i SPAK dublon kryeprokurorin Llalla

2016-09-26 1

Ndryshon ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Drafti me ndryshimet e reflektuara është hartuar nga misionet EURALIUS dhe OPDAT, në bashkëpunim me ekspertët shqiptarë. Ndërhyrjet synojnë ta sjellin këtë ligj në përputhje me paketën ligjore të përgatitur në kuadër të reformës në drejtësi, konkretisht me ndryshimet kushtetuese dhe projektligjin për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për luftën kundër korrupsionit.

Projektligji dublon rolin e Prokurorit të Përgjithshëm sa i takon informimit për çështje të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit. Prioritet i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për shkëmbim e informacionit tashmë do të jetë edhe shefi i Prokurorisë së Posaçme, për shkak të juridiksionit të saj.

Free Traffic Exchange