Ora News - Përplasje PD-Bashki për landfilldin e Sharrës

2016-09-26 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT


Partia Demokratike nëpërmjet sekretares për marrëdhënien me publikun, Grida Duma akuzoi kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se po përpiqet të fshehë të vërtetën në lidhje me atë që PD e quan aferë korruptive në lidhje me landfillin e Sharrës, ku disa javë më parë u gjet i vdekur 17 vjeçari, Ardit Gjoklaj.
Zonja Duma shfrytëzoi një deklaratë të bërë në muajin mars të kryetarit të bashkisë ku ky i fundit bënte thirrje që punëtorët të vinin të punonin në mënyrë të ligjshme në landfillin e Sharrës.
Kjo thirrje sipas zonjës Duma ishte një mashtrim pasi në landfillin e Sharrës shfrytëzoheshin punëtorë dhe të mitur deri në 10 vjeç që punonin të pasiguruar.


Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/perplasje-pd-bashki-per-landfilldin-e-sharres/