http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy vatra të tjera zjarri u aktivizuan në Shëngjin të Lezhës. Pas malit të Shëngjinit, tashmë flakët rrezikojnë zonën turistike pranë Ranës së Hedhun. Flaket u riaktivizuan nga një zjarr që kishte rënë në zonë prej gati dy ditësh dhe që ende nuk ishte shuar plotësisht. Situata u përkeqësua ndjeshëm si pasojë e erës së fortë, duke bere që flaket t?u afrohen edhe banesave. Situata e rënduar detyroi dhe forcat e armatosura të angazhohen për shuarjen e zjarrit masiv që përfshiu pasditen e djeshme Malin e Shëngjinit në Lezhë, nga i cili rrezikoheshin banesa, por dhe cisterna karburanti, të cilat ndodhen afër portit. Në operacion u angazhuan mbi 100 efektivë të Batalionit Vau i Dejës dhe Batalionit Komando ndërsa një helikopter i forcave ajrore ndihmoi nga ajri. Në bashkëpunim dhe me emergjencat civile u punua deri në orët e para të mëngjesit, ku dhe u bë e mundur shuarja e zjarrit. Në mbështetje të këtij operacioni u angazhuan edhe 5 mjete transporti dhe 2 ambulanca, të gatshme për evakuim banorësh. Aktualisht rreth 20 forca po qëndrojnë në terren për të shmangur mundësinë e riaktivizimit të ndonjë vatre.