Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ky ka qenë momenti kur IKMT, përmes një shpërthimi të komanduar ka shembur një ish-depozitë të çimentos në zonën pranë ish stacionit të trenit, për të vijuar me projektin e zgjatimit të bulevardit të Tiranës.
Për të rrëzuar objektin me tri kulla, u vendosin 10 kilogramë lëndë shpërthyer C4 .
Drejtorja e IKMT, Dallëndyshe Bici tha se ndërhyja u bë sipas parashikimit dhe se rrëzimi i plotë i objektit do të bëhet përmes metodave të tjera.
Bici: Rënia e objektit u bë ashtu siç ishte planifikuar, kjo për shkak të përmbajtjes së cilësisë së betonit dhe hekurit që përmbante objektit, gjithashtu edhe për shkak të lartësisë.
Ishte parashikuar nga ekspertët të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ekspertët e IKMT-së, që të vendoseshe lënda plasëse vetëm në këmbët e objektit dhe më pas të shembej nëpërmjet fadromave.
Kjo për shkak se nëse do të ishte vendosur eksploziv në të gjithë objektin, objekti vetëm se do të ishte futur në tokë dhe nuk do të rrëzoheshe. Kjo është mënyra që ishte planifikuar dhe ka rënë ashtu siç duhej.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/objekti-3...