Zona periferike e Selitës do të ofrojë të njëjtat standarde infrastrukture dhe jetese, ashtu si edhe zonat e urbanizuara të Tiranës. Bashkia e Tiranës ka nisur projektin për rikualifikimin e plotë urban të bllokut të banimit të kufizuar nga Rr. ?Mentor Xhemali?, Rr. ?Hajdar Tafa?, Rr. ?Qemal Butka? dhe Rr. ?Frang Bardhi? në Selitë. Punimet u inspektuan sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputeti i PS, Pandeli Majko, i cili vuri në dukje se ky invesim i ri i bashkisë vjen si përgjigje ndaj shqetësimit të vazhdueshëm të banorëve dhe si një premtim i mbajtur.
?Ky investim do të ndikojë në jetën e rreth 6000 banorëve në këtë zonë. Dua të falenderoj shumë qytetarët që janë treguar dashamirës ndaj projektit të bashkisë, që janë shprehur bashkëpunues për të tërhequr avllitë, për të sistemuar muret, për të kthyer trotuaret e hapësirën publike dhe i ftoj gjithë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë, për të kuptuar se sakrifikimi i gjysmë metri nga avllia jote apo kopshti yt, në fakt shumëfishohet si investim, së pari për vetë shtëpinë tënde së cilës i rritet vlera, dhe së dyti, për të gjithë komunitetin?, tha Veliaj.