http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parandalohet një vrasje në Durrës. Policia ka mundur te arrestoje ne kohe një 29-vjeçar me precedent të mëparshëm penal. Alfred Skonja u prangos këtë të enjte, pasi në bashkëpunim me një mikun e tij, i shpallur në kërkim nga uniformat blu, kishin përgatitur vrasjen e 1 biznesmeni në qytetin e Durrësit. Policia për arsye hetimi, nuk e bën të ditur emrin e personit që do të ekzekutohej, ndërsa dyshohej se Skonja pas kryerjes së krimit, do ta digjte me benzinë automjetin e vjedhur që do përdorte për ngjarjen. Sipas policisë, më 26 korrik në bashkëpunim me një person tjetër, në Fushë-Krujë, 29-vjeçari kishte vjedhur automjetin tip ?Volksvagen?, teksa targat i ishin marrë një automjeti tjetër në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, blutë theksojë se kanë sekuestruar në cilësinë e provave materiale, automjetin, sende dhe mjete të ndryshme, si veshje, kapele, kokore, lëndë djegëse benzinë, që do ndihmonin në kamuflimin e autorëve, gjatë kryerjes së aktit kriminal per fshirjen e provave materiale në vendngjarje.