Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Republikën Popullore të Kinës me ftesë të Ministrit kinez të Punëve të Jashtme Wang Yi, çeli, dje, në selinë e Ambasadës së Shqipërisë në Pekin, forumin e bashkëpunimit ekonomik ?Shqipëri ? Kinë, miqësi e vjetër, partneritete të reja?, në të cilin merrnin pjesë sipërmarrje të mëdha kineze që operojnë tashmë ose kanë shprehur interesin e tyre për t?u futur në tregun shqiptar.
Promovimi i Shqipërisë si një vend që ofron mundësi të shumta për aktorët ekonomikë kinezë është një nga objektivat kryesore të vizitës së Ministrit Bushati në Kinë.
Takimi me bizneset kineze, në të cilin mori pjesë edhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës Nikolin Jaka, ishte një mundësi për të diskutuar mbi transformimin e rëndësishëm ekonomik të vendit tonë, përpjekjet e realizuara deri më tani për stimulimin e sektorëve prioritarë si turizmi, bujqësia, manifaktura dhe energjia, si edhe hartimin e legjislacionit favorizues për investimet në sektorët strategjikë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bushati-ne-forumin-ekonomik-fton-kinezet-te-investojne-ne-korridorin-blu/