Ora News- Projekti TAP, 50 familje bllokojnë punimet në Fier

2016-09-26 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Punimet e projektit TAP në Fier janë bllokuar për disa orë për shkak të protestës së banorëve të cilët kërkojnë paratë e shpronësimeve. Për të qetësuar situatën është dashur edhe ndërhyrja e policisë e cila ka shoqëruar 6 prej banorëve.
Banorët e fshatit Mujalli në Fier protestuan duke bllokuar për disa ore punimet e gazësjellësit TAP.
Shkak për këtë është bërë mosmarrja e parave të shpronësimeve për sipërfaqen e tokës ku por kryhen punimet, ndërsa banorët thonë se kanë dokumentacion të rregullt për tokën bujqësore.
Janë rreth 50 familje që zotërojnë një sipërfaqe prej 200 ha tokë, të cilët ankohen se toka është e vetmja mundësi jetese për ta.
Pas kundërshtimeve të banorëve kanë ndërhyrë edhe uniformat blu, të cilat kanë shoqëruar 6 prej tyre.
Megjithëse kanë kërkuar zgjidhje nga drejtuesit e pushtetit lokal, askush nuk ka marrë parasysh kërkesat e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/projekti-tap-50-familje-bllokojne-punimet-ne-fier/

Free Traffic Exchange