Report TV - Sigurimi i makinave, rritet çmimi nga 2 deri në 4 mijë lekë

2016-09-26 1

Rritet çmimi për sigurimin e makinave. Kompanitë e sigurimit një ditë më parë kanë vendosur të rrisin çmimi me 20-25% më shumë. Për një makinë deri në 1.6 kubikë para vitit 2005 siguracioni i makinës deri më tani ka qenë 15 200 lekë, ndërsa tashmë do të kushtojë 17 mijë e 800lekë, pra 2600 lekë më shumë.

Çmimi i siguracionit është rritur edhe për makinat pas vitit 2005 duke filluar nga 2 mijë deri në 4200 lekë. Kështu për një makinë mbi 1,6 kubikë e prodhuar pas 2005-s, çmimi i siguracionit ka qenë 15 800 lekë, ndërsa nga sot do të jetë 19 mijë lekë, 3200 lekë më shumë.