Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emigrantët janë përparësi e punës së ALUIZNI-t gjatë sezonit të verës. Artan Lame deklaroi në studion e lajmeve të Ora News se atyre u janë krijuar të gjitha lehtësirat e mundshme në proçesin e legalizimit. Kreu i ALUIZNI-t ka ndërhyrë edhe në përplasjen e Partisë Demokratike me IKMT në lidhje me shtesën e një kati në një pallat për të cilin akuzon deputetin Sadri Abazi. Lame tha se vendimet e publikuara edhe nga PD tregojnë se nuk bëhet fjalë për ndërtim të ri, por për një objekt që ka përfituar nga ligji i legalizimit si mijëra të tjerë të ngjashëm në të gjithë vendin.
Vera mbetet një sezon i ngarkuar për Agjensinë e Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave dhe Ndërtimeve Informale. Drejtori Artan Lame deklaroi në studion e lajmeve të Ora News se në këtë kohë përparësi u është dhënë emigrantëve
Lame: Në shumicën e Drejtorive ka sportele të veçanta për emigrantët. Aty ku nuk është më e mundur për sportele, është t?u jepet precedencë kur paraqiten para sporteleve tona.
Lame ka ndërhyrë edhe në debatin mes Partisë Demokratike dhe IKMT-së në lidhje me shtesën e një kati në një pallat në Tiranë, për të cilën selia blu sulmon deputetin socialist Sadri Abazi dhe pretendon për abuzime.
Si titullar i një prej institucioneve të rëndësishme të shtetit, Lame deklaroi se shtesa nuk është një ndërtim i ri dhe ka përfituar nga ligji i legalizimeve si shumë objekte të tjera të ngjashme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/legalizimet-artan-lame-gjate-veres-prioritet-emigrantet/