Kthimi i një lulishteje në parking për makinat ka sjellë irritimin e banorëve në Shkodër. Sipas tyre, bashkia ka nisur ndërtimin e një parking në një lulishte që ata kanë investuar vetë për ta mirëmbajtur.
Sëfundimi, banorët e kësaj lagjeje kanë nënshkruar edhe një peticion, të cilin do ja dërgojnë drejtuesve të Bashkisë.
Ata pohojnë se nuk do të lejojnë që ky parking të ndërtohet duke shkatërruar një vend shplodhje për ta
Teksa kundërshtojnë projektin, banorët shprehen se kanë qenë të painformuar për ekzistencën e një projekti të tillë. ata janë njohur me projektin vetëm kur punonjësit e bashkisë kanë nisur matjet për zbatimin e këtij projekti.