Ora News- Investim 20 mln $ në Berat për grumbullimin e perimeve

2016-09-26 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Ekonomisë ka lidhur një marrëveshje me një kompani private, e cila do të marrë me qira kundrejt shumës një euro një hapësirë prone prej rreth 42 mijë metër katror në Berat, ndërsa kompania do të investojë një shumë prej 20 milionë dollarësh.
Marrëveshja u nënshkrua publikisht nga ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, e cila theksoi se kompani do të bëjë grumbullimin, ruajtjen dhe paketimin e perimeve të freskëta në zonën e Beratit, për një periudhë 20 vjeçare.
Ministrja theksoi se do të bëhet një investim prej 20 milionë dollarësh dhe fillimisht do të punësojë 50 punonjës. Ministrja tha se zona është drejt degradimit.
Ekonomi: Ngjarja e investimit ka të bëjë me shifrën prej 20 milionë dollarë në periudhën 20 vjeçare dhe investimi fillestar është 2 milionë dollarë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/investim-20-mln-ne-berat-per-grumbullimin-e-perimeve/