Pasditen e sotme në Tiranë janë regjistruar reshje të dendura shiu, ku për pasojë janë shkaktuar përmbytje në disa akse rrugore dhe probleme në qarkullimin e automjeteve.
Prej disa minutash reshjet e dendura në formë breshëri kanë bllokuar lëvizjet normale të makinave dhe njerëzve në disa akse kryesore.
Sipas informacioneve, trafik i rënduar paraqitet në rrugën e Elbasanit, në rrugën e Dibrës dhe në Unazë.
Për të gjithë ju që mendonit të realizonit pushimet në fund të gushtit, sinoptikanët shprehen se temperaturat e ulëta dhe reshjet e shiut do ju shoqërojnë deri në fund të muajit.