Ora News- Kampingu i LRI në Jalë, Gjosha: Reforma në drejtësi, shans për rekomandim pozitiv

2016-09-26 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reformat kanë qenë në qendër të bashkëbisedimeve të zhvilluara në ditën e dytë të kampingut të LRI në Jalë.
Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, Ambasadori i Sllovakisë në Shqipëri, Milan Cigánik dhe Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, Arta Dade, kanë ndarë me të rinjtë e LRI-së mendimet e tyre në lidhje me sfidat e integrimit europian të Shqipërisë.
Ministrja u shpreh optimiste se reforma i jep një mundësi Shqipërisë që të marrë një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian për çeljen e negociatave.
Gjosha: Kjo është një reformë që duhet t?u japë zgjidhje dhe çështjeve të tjera, por edhe 3 prioriteteve kyçe që kanë të bëjnë pikërisht me korrupsionin, krimin e organizuar, por edhe të drejtave të njeriut, të drejtën e pronës, investimeve të huaja, të punësimit, etj. Pra, ka të bëjë dhe prek jetën e çdo qytetari shqiptar, kështu që fakti që tani ka kaluar në Kuvendin e Shqipërisë dhe që po punohet dhe për 7 ligjet që do të mbështesin atë, do t?i japë Shqipërisë shansin që Komisioni Evropian në nëntor të bëjë një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave.
Edhe ambasadori i Sllovakisë e cilësoi jetike këtë reformë në përcaktimin e të ardhmes së Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjosha-reforma-ne-drejtesi-shans-per-rekomandim-pozitiv/