Report TV - Gjosha me të rinjtë e LRI-së: Reforma i hap rrugë negociatave

2016-09-26 1

Në ditën dytë të Kampingut të Lëvizjes Rinore për Integrim në Jalë, pjesëmarrësit kanë zhvilluar bashkëbisedime interaktive me disa nga personalitetet e ftuara në këtë aktivitet. Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Klajda Gjosha, Ambasadori i Sllovakisë në Shqipëri, z. Milan Cigánik dhe Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, znj. Arta Dade, kanë ndarë me të rinjtë e LRI-së mendimet e tyre në lidhje me sfidat e integrimit europian të Shqipërisë, problematikat me të cilat përballet Bashkimi Europian, si edhe kanë diskutuar rreth aktualitetit politik dhe reformat që po ndërmerren në vendin tonë.

Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Klajda Gjosha tha se fakti që Shqipëria është një vend kandidat për t?u anëtarësuar në BE nënkupton se vendi ka përparuar në të gjitha fushat. Znj. Gjosha vlerësoi miratimin me konsensus të reformës në drejtësi, teksa theksoi se dialogu politik është një kusht themelor për Shqipërinë.
Ministrja u shpreh optimiste se reforma i jep një mundësi Shqipërisë që të marrë një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian për çeljen e negociatave.

?Kjo është një reformë që duhet t?u japë zgjidhje dhe çështjeve të tjera, por edhe 3 prioriteteve kyçe që kanë të bëjnë pikërisht me korrupsionin, krimin e organizuar, por edhe të drejtave të njeriut, të drejtën e pronës, investimeve të huaja, të punësimit, etj. Pra, ka të bëjë dhe prek jetën e çdo qytetari shqiptar, kështu që fakti që tani ka kaluar në Kuvendin e Shqipërisë dhe që po punohet dhe për 7 ligjet që do të mbështesin atë, do t?i japë Shqipërisë shansin që Komisioni Evropian në nëntor të bëjë një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave?, - tha Ministrja Gjosha.

Duke folur para të rinjve dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre të shumta, Ambasadori i Sllovakisë në Shqipëri, z. Milan Cigánik u shpreh ndër të tjera se votimi në Parlament i Reformës në Drejtësi ishte një çështje jetike në përcaktimin e të ardhmes së Shqipërisë edhe në kontekstin e Integrimit Europian të vendit. Diplomati sllovak vlerësoi arritjen e konsensusit si një provë bindëse se Shqipëria ka vullnetin të ndryshojë dhe të anëtarësohet në BE.

?Votimi në Parlament i Reformës në Drejtësi, veçanërisht për faktin se shoqëria civile, ekspertët, aktorët politike kaluan një kohe të gjatë, mbi 1 vit e gjysmë duke punuar e debatuar mbi këtë çështje, që rezultoi të jetë jetike në përcaktimin e të ardhmes së Shqipërisë gjithashtu dhe në kontekstin e Integrimit Europian të vendit. Do doja të shprehja të gjitha ndjesitë, reagimet, vlerësimet që u shprehën në Bashkimin Evropian pas votimit, sepse të votohet me konsensus nga Anëtaret e Parlamentit nuk është gjë e zakontë, as këtu e as në vende te tjera. Kjo është provë bindëse se Shqipëria ka vullnetin që të ndryshojë, të punojë e të bashkohet në Bashkimin Evropian?, - u shpreh Ambasadori i Sllovakisë, vendit që mban aktualisht presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.

Free Traffic Exchange