Ora News- Sistemi bankar, grabitjet dhe gabimet elektronike rreziqet më të mëdha

2016-09-26 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Grabitjet e shpeshta të ndodhura në vend muajt e fundit kanë vënë në pikpyetje sigurinë e sistemit bankar në vend. Në një rregullore të fundit Banka e Shqipërisë ka përcaktuar se një nga rreziqet kryesore të humbjeve financiare të bankave janë vjedhjet e shkaktuara nga faktori njerëzor ndërsa gabimet në sistemet elektronike janë renditur në vend të dytë.Rregullorja synon që të evidentojë shkaqet e këtyre problemeve dhe të marra masa për parandalimin e tyre.
Banka e Shqipërisë ka miratur një rregullore të re ku përcaktohen disa nga elementët që rrezikojnë këto institucione në veprimtarinë e tyre të përditshme. Dokumenti për ?Për politikën e administrimit të rrezikut operacional në Bankën e Shqipërisë? ka si qëllim përcaktimin e rrezikut dhe njëkohësisht krijimin dhe zbatimin e disa masave për parandalimin e tyre.
Në rrregullore përcaktohet si rrezik kryesor humbjet që i ndodhin bankave për shkak të faktorit njërëzor çka lidhet direkt me grabitjet e shpeshta të ndodhura së fundmi në vend. Ndërkohë që ende nuk ka pasur asnjë autor të ndaluar nga policia për këto vepra.
Humbjet financiare të bankave që lidhen me njerëzit sipas Bankës së Shqipërisë lidhen me humbjet e krijuara si rezultat i shkeljes së kuadrit rregullativ të brendshëm nga punonjësit e Bankës. Krijohet si rezultat i stafit të pamjaftueshëm, mungesës së njohurive të kërkuara, mbikëqyrjes së pamjaftueshme, largimit të punonjësve kyç, mashtrimeve ose mosrespektimit të standardeve etike dhe integritetit në punë. Këto humbje sipas BSH shkaktohen kryesisht në mënyrë të qëllimshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/sistemi-bankar-grabitjet-dhe-gabimet-elektronike-rreziqet-me-te-medha/

Free Traffic Exchange