Ora News- Tërmet në Itali: Mbi 70 të vdekur, po gërmohet ende nën rrënoja

2016-09-26 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Italia qëndrore është e tronditur nga një katastrofë. Një lëkundje e fortë tërmeti me magnitudë 6:00 që ra në orën 03: 36 minuta të 24 gushtit ka shkaktuar deri tani 73 viktima. Shifra konfirmohet nga shërbimet e emergjencave civile ndërsa bilanci mund të rritet.
Ndërkohë toka vazhdon të dridhet. Mbi 100 lëkundje tërmeti janë numëruar deri tani, të paktën 55 prej tyre janë me magnitudë 3- 3.36. Lëkundja e fundit me magnitudë 4.9 u regjistrua rreth orës 14:00.
Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth dy km nga qyteti i Accumolit dhe 10 km nga Arquata del Tronto dhe Amatrice.
Amatrice pothuajse nuk ekziston më. Tashmë është kthyer në rrënojë. Nën gërmadha ka dhjetra persona? ishte dëshmia e parë e kryetarit të komunës.
150 persona të tjerë figurojnë të zhdukur. Deri tani nuk ka raportime për shqiptarë të vdekur por flitet për 6 të plagosur.
Ndërkohë në një dëshmi në Ora News Hamza Serjani tha se në komunën e Amatrices jetojnë 10 familje shqiptare dhe se mes miqve të tij të vdekur ka dhe shqiptarë. Ministria e Jashtme shqiptare mohon që deri tani të ketë viktima.
Nga zonat e prekura nga tërmeti po raporton për Ora News gazetarja Alba Kepi.
Komunat më të prekura nga tërmeti janë Accumoli, Amatrice, Posta dhe Arquata del Tronto.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/bota/termet-6-balle-ne-itali-viktima-dhe-deme-te-medha-materiale/

Free Traffic Exchange