Report TV - Tiranë, hakerat i marrin 35 mijë euro në llogari biznesmenit

2016-09-26 1

Pagoi 35 mijë euro me transkasion online për të blerë mall, grabitet nga hakerat biznesmeni në Tiranë. Është ky denoncimi i mbërritur në policinë e Tiranës e cila ka nisur hetimet për të identifikuar autorët e kësaj grabitje spektakolare.

Burime për Report Tv bënë me dije se transferta nga llogaria e biznesmenit drejt kompanisë ku do të blihej malli ka qenë e ndarë në 10 mijë euro dhe 27 mijë dollarë por nuk kanë përfunduar në destinacionin e porosisë në Kinë por në duart e hakerave.

Dyshimet e hetuesve janë se pas kësaj grabitje qëndrojnë një grup hakerash të huaj të cilët mund të kenë klonuar të dhënat e biznesmenit që prej kohësh transaksionet i kryente online.

Vetë biznesmeni ka denoncuar se gjithçka ka nisur pasi ai ka komunikuar me një adresë false e-maili (wfsi1970@a163.com) pa e kuptuar se pas saj qëndronin personat që do t'i merrnin paratë.