Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Dibrës Dr.Muharem Rama zhvilloi sot një takim me banorët e zonës së Bulkes, një prej lagjeve më të vjetra të qytetit të Peshkopisë, ku iu ka premtuar banorëve se me ardhjen e tij në krye të bashkisë do të mundësohet lidhja e lagjes me unazën e madhe.
Rama shoqërohej në këtë takim nga drejtuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë për Drejtësi, Integrim e Unitet për këtë zonë të cilët ju bënë thirrje mbështetësve të tyre të votojnë në 11 Shtator për kandidaturën e Dr. Muharem Ramës.
Ndërkohë, vet kandidati Rama duke ju drejtuar të pranishmëve shpalosi disa prej planeve të tij konkrete për zhvillimin urban të kësaj zone dhe zgjidhjen e problemit të infrastrukturës rrugore e kanalizimeve.