Sekretari i përgjithshëm i Partisë demokratike Arben Ristani në një deklaratë për mediat, ka thënë sot se, shefi i krimeve të policisë së Dibrës, ka nisur fushatën në Dibër, përkrah Arben Ndokës, çka sipas tij tregon tmerrin e kryeministrit për humbjen në Dibër.
Sipas Ristanit, Rama ka vënë në dispozicion të banditëve e kriminelëve oficerë të korruptuar dhe të kriminalizuar të policisë me qëllimin e vetëm, atë të fitores së zgjedhjeve në Dibër.
Përveç kësaj, Ristani ka atakuar edhe kandidatin e Partisë Socialiste për kryetar bashkie në Dibër se ka bërë pakt me krimin.