Dosja e ish-gardistit Dervishi në Gjykatë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-gardisti Admir Dervishi që vrau gruan në sytë e dy fëmijëve në shtëpinë e tyre në Kombinat është dërguar në gjyq me akuzën e vrasjes në rrethana familjare. Prokuroria e Krimeve të Rënda mësohet se ka përfunduar hetime dhe ka dërguar në gjykatë, dosjen personale ndaj gardistit, ku kërkohet dënimi maksimal për krimin e rëndë të ndodhur në Tiranë. Pritet që më 9 shtator të zhvillohet seanca ku gjykata do të vendosë dënimin e Dervishit, i cili mëngjesin e 6 prillit me armën e shërbimit qëlloi 3 herë me pistoletë drejt bashkëshortes së tij Ilda Dervishi. Ish-gardisti u prangos pak orë pas ngjarjes në kushtet e flagrancës. Ne ate kohe, Policia bëri me dije se Dervishi nuk njihej për person problematik, ndërkohë që dyshohet se shkak ka qenë xhelozia mes çiftit, ndonëse nga dëshmitë e mbledhura tek banorët e lagjes, ata asnjëherë nuk kishin lënë të kuptohej se kishin ndonjë problem ndermjet tyre.