Një nga shqiptarët që jetojnë në zonën e Periuxias Naun Tako në një intervistë të dhënë përmes linjës telefonike për Report Tv ka thënë se në radhët e komunitetit shqiptarë që jeton në këtë zonë nuk ka informacion për të vdekur apo plagosur.
Sipas tij, lëkundjet e tërmetit kanë qenë të forta dhe se i ka gjetur të papërgatitur banorët e zonës, por edhe sizmologët, ndërkohë që tregon 30 sekondat e tmerrit që ai dhe familja ka përjetuar.
Ai shton se zona ku kanë rënë tërmetet janë sizmike.
?Ne ishim duke fjetur gjumë dhe kemi ndier një goditje të fortë sikur po na shkulnin shpinë, lëkundja vazhdoi për 21 sekonda. Dolëm të gjithë jashtë. Ishte një moment i vështirë dhe të frikësuar kemi qëndruar jashtë për 30 minuta. Në orën 04:35 ka qenë goditja e fortë rreth 4.5 ballë. Në këto zonë ku jemi nuk ka viktima. Komshiu ka një çarje të shtëpisë. Me fisin dhe ata që ishin atje nuk ka të vdekur, kjo është një zonë sizmike? tha ai.