Pak muaj pas fillimit të bashkëpunimit mes Bashkisë Tiranë dhe Rajonit italian të Puljes, mësohet se ndaj ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve të kryeqytetit kanë ardhur oferta për blerje të aksioneve, madje edhe nga zona më të largëta se Evropa. Muajt e fundit janë ofruar disa kompani të huaja mes tyre dhe një kineze për të blerë aksione të kompanisë, e cila është një ?SH.A.? dhe menaxhohet pjesërisht nga shteti dhe privati.