Ndryshimi i kushteve klimaterike të motit gjatë kësaj të marte, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore në Has e Morinë të qarkut të Kukësit, por nuk kanë munguar as përmbytjet në jug të vendit.
Breshëri i mesditës së të hënës, ka shkaktuar dëme të mëdha tek bujqit në disa kultura bujqësore, në fshatrat Tobël dhe Gjinaj të Hasit. Dhjetëra hektarë me pemëtari, vreshtari, fidanë, misër, fasule, e kultura të tjera bujqësore janë shkatërruar plotësisht. Veç të mbjellave, moti i keq ka dëmtuar edhe tri banesa në fshatin Gjinaj të Hasit.
Një komision i formuar nga Bashkia e Hasit dhe Prefektura Kukës pas daljes në terren ka vlerësuar dëmet nga breshëri dhe moti I keq që ka përfshirë Bashkinë e Hasit .
Sipas komisionit dëmet vlerësohen të konsiderueshme.