Fëmijët e Kopshtit 31 në kryeqytet do të kenë ambjente të reja për vitin e ri mësimor.
Punimet e përfunduara u inspektuan nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj dhe nga deputeti i PS, Pandeli Majko.
Përveç kushteve më të mira për fëmijët, kopshti ofron edhe një ambient të posaçëm për fëmijët me aftësi të veçanta e cila vjen për herë të parë, falë bashkëpunimit me ?Down Syndrome Albania.
?Për herë të parë po fusim një shërbim për fëmijët me aftësi të veçanta, ndaj partneriteti me ?Down Syndrome Albania? është një mënyrë fantastike për të futur disa shërbime shtesë, që nuk ia rrisin koston kopshtit, por që mbulohen nga partnerët për engjëjt tanë që janë me nevoja speciale dhe të veçanta", tha Veliaj,
Rikonstruktimi i kopshtit 31, ku përfshihen punimet e brendshme, instalimet elektrike e hidraulike si dhe punimet e jashtme mbyllin fazën e rikonstruktimeve të kopshteve në njësinë numër 5.
Veliaj theksoi se deri më tani janë përfunduar 15 nga 23 kopshte, e ndërsa premton se deri në shtator kur të fillojë zyrtarisht viti mësimor do të kenë përfunduar dhe 8 koshptet e mbetura.