Fatura financiare për “KLP” dhe “KLGJ” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tjetër faturë që ka hartuar Ministria e Financave e që buxhetit të shtetit do t?i duhet të paguajë për zbatimin e reformës në drejtësi është edhe paga e magjistratëve të cilët do të kryesojnë organet drejtuese. 11 anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, do të kenë një rrogë të barabartë me atë të gjykatësit të lartë, duke nisur me 3 milion e 200 mijë lekë të vjetra. Të dy këtyre institucioneve do iu duhen në vit 1.5 milion dollarë fond pagash. Një vlerë të barabartë me këtë këshill do të marrë edhe Inspektorati i Lartë i Drejtësisë. Nga 30 inspektorë që do të punësohen në këtë dikaster, 50% e tyre do të jenë gjyqtarë, çka bën që kostoja financiare të shkojë në 1.46 milion dollarë. Por Ministria e Financave, ka një tjetër shqetësim për këtë trajtim:Sjellim në vëmendje që diferencimi i përfaqësimit të inspektorëve 50% nga sistemi gjyqësor dhe 50% nga sistemi i nëpunësve civilë, krijon disbalancë të theksuar në nivelin e pagës për të njëjtin funksion. Paga e nëpunësit civil është sa gjysma e pagës së gjyqtarit.Një buxhet i përafërt që është llogaritur edhe për personelin ndihmës, shkon në 3 milion dollarë në vit. Ndihmësit ligjore do të kenë një rrogë sa 75% e pagës së magjistratit ose përkthyer në para, ajo shkon në 2 milion e 300 mijë lekë të vjetra, ndërsa të gjithë nëpunësit civilë të seksioneve të gjykatave do të përfitojnë 10% rritje të pagës së tyre. Ndërkohë që ende nuk është qartësuar fatura tjetër, e cila do të marrë para më të shumta: ajo e akomodimit të këtyre institucioneve.