Skandali i Shërbimit Informativ - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-26 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tender per sigurimin shëndetësor u shndërrua ne nje gafe te Shërbimit Informative Shtetëror, pasi zbuloi 7 nga agjentet e saj të atashuar neper ambasada. Te cilësuar si koordinatore Shërbimi Informativ, ka shoqëruar ne kërkesën per tender dhe vendet ku ata punojnë, madje dhe numrin e familjareve. Sipas dokumenteve, Shërbimi Informativ ka hapur nje tender per blerje te sigurimit shëndetësor, ku fondi limit është 2 milione euro. Ndonëse tendera te tille mund te jene te fshehte, pakujdesia ka zbuluar se 7 koordinatore, punojnë në Kosovë, Belgjikë, Serbi, Itali, Greqi e Maqedoni. Të 7 koordinatoret kanë 11 pjesëtarë familje. SHISH u ka kërkuar atyre t?u sigurohet shëndeti. Në dokumentet e Agjencisë së Prokurimit Publik, janë të listuara dhe grupmoshat, por edhe cilat janë shërbimet që u ofrohen nga shërbimi shëndetësor. Krahas këtyre shërbimeve, koordinatoret përfitojnë dhe sigurimin e shëndetit në udhëtim jashtë zonës së mbulimit, me kohëzgjatje deri në 30 ditë me përjashtim SHBA, Kanada, Japoni, Zvicër, dhe Hon Kong. Në këto raste, mbulohet trajtimi urgjent deri në 10 mijë euro në vit ndërsa evakuimi mjekësor e riatdhesimi urgjent, deri në 15 mijë euro në vit.