"Në panik nga humbja e sigurtë dhe e thellë në Dibër, Edi Rama ka thirrur banditë dhe mercenarë me shpresën se atë që nuk e merr dot me votë do ta marrë me dajak e me kërbaç", kështu u shpreh në një deklaratë e sekretari i Përgjithshëm të PD, Arben Ristani?.
Në një deklaratë për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani? akuzon Ramën se ka thirrur ?nën armë? banditë, trafikantë e kriminelë.
?Pasi ka prishur kontratën me qytetarët me mashtrimet e tij, pasi ka shkelur me dy këmbë çdo premtim ndaj dibranëve të cilët i ka zhytur në skamje dhe papunësi sepse nuk bëri asnjë investim, nuk hapi asnjë vend të ri pune, nuk bëri asnjë kilometër rrugë, Rama i kthehet të vetmit pakt që ka mbajtur në këto 3 vite, paktit me krimin?- thotë ai.