Ora News- Veliaj: Deri në shtator përfundojnë edhe 8 kopshtet e mbetura

2016-09-26 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë edhe të Kopshtit 31 në kryeqytet, i cili përveç kushteve më të mira për fëmijët, ofron edhe një ambient të posaçëm për fëmijët me aftësi të veçanta, falë bashkëpunimit me ?Down Syndrome Albania?.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shoqëruar dhe nga deputeti i PS, Pandeli Majko vlerësoi se investimi te çerdhet, kopshtet dhe shkollat janë investimi më i mirë për të ardhmen e vendit dhe shoqërisë.
Veliaj: Ajo që më bën më shumë krenar për nivelin e arritur, është fakti që ne kemi përfunduar kopshtin e 15-të nga 23 kopshte që kemi. Dhe besoj që deri në shtator kur ne të fillojmë zyrtarisht vitin mësimor do të kemi mbaruar me të gjitha kopshtet. Për herë të parë kemi sjellë të njëjtin standard, në mos më të mirë në institucionet publike se sa në ato private.
Kryebashkiaku Veliaj vuri në dukje pilotimin e projektit për të pasur një ambient të posaçëm për fëmijët me aftësi të veçanta, si një nga risitë që sjell ky kopsht.
Veliaj: Partneriteti me ?Down Syndrome Albania? është një mënyrë fantastike për të futur disa shërbime shtesë që nuk ia rrisin koston kopshtit, por që mbulohen nga partnerët tanë për engjëjt tanë që janë me nevoja të veçanta. Në kopshtet dhe çerdhet duke pasur dhoma të veçanta dhe duke pasur trajnerë dhe kujdestarë të specializuar për fëmijët me nevoja të veçanta. Mënyra se si rriten fëmijët deri në moshën 5 vjeç, ndikon në mënyrën se si rritet një qytet në 100 vitet e ardhshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-deri-ne-shtator-perfundojne-edhe-8-kopshtet-e-mbetura/

Free Traffic Exchange