Rikonstruktohet kopshti 31 - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkia e Tiranës përfundoi rikonstruksionin e plotë të Kopshtit 31 në kryeqytet, i cili përveç kushteve më të mira për fëmijët, ofron edhe një ambient të posaçëm për fëmijët me aftësi të veçanta. Punimet u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe nga deputeti i PS, Pandeli Majko.?Ajo që më bën më shumë krenar për nivelin që kemi arritur është fakti se kemi përfunduar kopshtin e 15-të, nga 23 kopshte; kemi edhe 8 të tjerë. Deri në shtator, kur të fillojë zyrtarisht viti mësimor, do kemi mbaruar me të gjitha kopshtet. Besoj se për herë të parë kemi sjellë të njëjtin standard, në mos më të mirë, në institucionet publike se sa në ato private. Në një kopsht që është në zemër të Bllokut, ku çdo gjë është përmirësuar, çdo gjëje i është rritur vlera, çdo infrastrukturë është përmirësuar, kishte ardhur koha që edhe institucionet publike të jenë në të njëjtin nivel?, tha Veliaj,Veliaj tha se puna te çerdhet, kopshtet dhe shkollat janë investimi më i mirë për të ardhmen e vendit dhe shoqërisë.

Free Traffic Exchange